28-12-2025

Parashikimi i motit për të dielën, 28.12.

Të dielën parashikohet depërtimi i masave të ftohta ajrore që në orët e mëngjesit. Fillimisht pritet të përfshihet veriu i vendit, e më pas ky depërtim do të shtrihet gradualisht drejt jugu.

Në këto kushte, moti do të karakterizohet me intervale me diell dhe vranësira. Nuk përjashtohet mundësia e ndonjë reshjeje të dobët dhe lokale.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa ato maksimale prej 1 deri në 9°C.

Vlerat më të larta pritet të regjistrohen në pjesën e parë të ditës, kryesisht në jugperëndim të vendit, pasi veriu do të ndikohet që herët nga depërtimi i frontit të ftohtë, duke mos lejuar rritje më të theksuar të temperaturave. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.