12-04-2025

Parashikimi i motit për të enjten – 10.04.

Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell gjatë orëve të mëngjesit. Në vijim priten reshje lokale shiu, kryesisht në orët e pasdites dhe mbrëmjes, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë rrebeshi. Në zonat malore parashikohen reshje të reja bore.

Po ashtu, në orët e mbrëmjes pritet të depërtojnë masa të ftohta ajrore nga veriu i kontinentit, ku nuk përjashtohet mundësia për ndonjë fjollë bore edhe në zona më të ulëta.

Qendra ciklonike, e shoqëruar nga një sistem frontal, do të kalojë kryesisht përmes Detit të Zi dhe Turqisë. Fillimisht, kjo do të sjellë reshje të dendura shiu në Turqi, e më pas, me avancimin e saj brenda territorit, do të sjellë reshje të dendura bore në pjesën më të madhe të vendit.

Meqenëse Rrafshi i Kosovës do të jetë më afër kësaj mase të ftohtë, priten erëra nga veriperëndimi, të cilat në këtë rajon herë pas here pritet të jenë mjaft të fuqishme, me shpejtësi prej 20 deri në 60 km/h. Ndërkohë, në Rrafshin e Dukagjinit do të fryjnë erëra më të lehta, kryesisht nga perëndimi dhe jugperëndimi.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga -2 deri në 1°C, ndërsa ato maksimale nga 10 deri në 14°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.