Parashikimi i motit për të enjten, 22.01.
Të enjten parashikohet mot kryesisht i vranët në orët e mëngjesit, me mundësi për reshje të izoluara bore.
Gjatë pjesës tjetër të ditës priten alternime vranësirash dhe kthjellimesh, ndërsa më vonë pasdite dhe në mbrëmje parashikohen reshje lokale, kryesisht në formë shiu, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.

Megjithatë, në disa zona mund të ketë edhe reshje bore, në varësi të vlerave të temperaturave.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -2 deri në 0°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7°C. /MK

