Parashikimi i motit për të enjten, 23.10.
Të enjten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell në orët e mëngjesit, ku pritet të ketë edhe mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira.
Gjatë ditës do të ketë intervale më të gjata me diell, ndërsa në orët e mbrëmjes shtim i vranësirave dhe më vonë reshje të pakta lokale shiu.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 18 deri në 22°C. /MK