30-06-2024

Parashikimi i motit për të enjten ( 27.06.)

Për të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë ditës dhe në mbrëmje, pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, breshër, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh, disa prej tyre të forta.

Pluhuri saharian pritet të tërhiqet gradualisht.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 16 deri në 18°C, ndërsa ato maksimale prej 25 deri në 28°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.