Parashikimi i motit për të enjten, 27.11.
Të enjten parashikohet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në mëngjes. Megjithatë, në zonën verilindore dhe veriore, reshjet e shiut mund të shndërrohen në shqotë apo edhe borë.
Gjatë ditës, pritet të arrijnë reshje të reja nga drejtimi i juglindjes, fillimisht në formë të shiut, të cilat shumë shpejt do të shndërrohen në shqotë dhe borë. Po ashtu, herë pas here lokalisht pritet të ketë edhe shi të ngrirë, e cila është mjaft e rrezikshme për ecjen dhe qarkullimin.

*Shiu i ngrirë është një formë reshjeje ku pika të shiut bien në tokë ndërsa janë ende në formë të lëngshme, por ngrijnë menjëherë sapo prekin një sipërfaqe që është nën 0°C. Ky fenomen krijon një shtresë të rrezikshme akulli mbi rrugë, pemë, kabllo dhe objekte të tjera, duke shkaktuar shpesh dëme dhe rreziqe për ecjen apo qarkullimin.
Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i veriut, me shpejtësi prej 10-38 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 3 deri në 7° C. Me përjashtim të zonës veriore, ku temperaturat do të jenë më të ulëta në mëngjes, gjatë ditës pritet që edhe në zonat e tjera vlerat të pësojnë ulje. /MK/

