Parashikimi i motit për të enjten, 30.10
Të enjten parashikohet të mbajë mot me diell dhe me vranësira të pakta të nivelit të lartë. Mëngjesi do të jetë i ftohtë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në regjionin e Gjakovës pritet kohë pas kohe të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-47 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 20°C. /MK

