04-08-2025

Parashikimi i motit për të hënën, 04.08.

Të hënën parashikohet depërtimi i një cikloni të fuqishëm, i shoqëruar me masa të ftohta që vijnë nga veriperëndimi i kontinentit. Nën këto kushte, gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe/ose në mëngjes pritet të ketë ndonjë rrebesh të izoluar dhe disa shkarkesa rrufesh, kryesisht në Rrafshin e Kosovës.

Gjatë ditës, priten zhvillime të fuqishme të vranësirave, të cilat lokalisht do të sjellin rrebeshe intensive shiu, breshër dhe shkarkesa rrufesh – disa prej tyre potencialisht të rënda. Megjithatë, nuk do të mungojnë intervalet me diell, sidomos para dhe pas kalimit të stuhive.

Temperaturat do të pësojnë ulje, me vlerat minimale nga 16 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale nga 22 deri në 29°C. Ulje më e ndjeshme pritet sidomos gjatë periudhave me të reshura. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.