Parashikimi i motit për të hënën, 18.08.
Të hënën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë, duke sjellë rrebeshe lokale shiu dhe shkarkesa rrufesh.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale që do të lëvizin nga 15 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale nga 23 deri në 30°C. Vlerat më të larta pritet të regjistrohen deri në mesditë, pas së cilës do të vijë një ulje e ndjeshme e tyre. /MK