Parashikimi i motit për të hënën – 21.10
Për të hënën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ndërsa në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.
Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 5-20 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 3 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C. /Mk