Parashikimi i motit për të hënën ( 27.05.)
Për të hënën parashikohet të mbajë mot diell dhe vranësira, ku pritet gjatë ditës të ketë ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht të përqëndruara në jug të vendit, të shoqëruara me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Era do fryjë nga verilindja me shpejtësi prej 10-30 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 10 deri në 12°C, ndërsa ato maksimale prej 23 – 25 °C. /MK