Parashikimi i motit për të hënën
Për të Hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit. Reshjet lokalisht do të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara edhe me ndonjë shkarkesë elektrike.
Temperaturat do të pësojnë ulje, me minimale të cilat do të luhaten prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 10 -12°C. /MK