Parashikimi i motit për të hënën
Për të hënën parashihet mot me diell dhe vranësira, ku fillimisht në orët e mëngjesit pritet të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu, ndërsa në orët e pasditës, vranësirat do të marrin karakter zhvillimi dhe të sjellin rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 20- 25°C. Gjatë kohës me të reshura, temperaturat do të pësojnë ulje të ndjeshme, sidomos në orët e pasditës.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-60 km/h, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.