Parashikimi i motit për sot ( e hënë )
Për të hënën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell në pjesën e parë të ditës, ndërsa pasdite priten vranësira të pjesshme, të cilat më vonë pritet të gjenerojnë rrebeshe të izoluara shiu dhe ndonjë shkarkesë elektrike, kryesisht në Rrafshin e Kosovës, specifikisht në zonën juglindore dhe verilindore.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 17 deri në 19°C, ndërsa ato maksimale prej 34 – 37°C. /MK