25-11-2024

Parashikimi i motit për të martën ( 07.05 )

Për të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira, ku gjatë orëve të pasditës, pritet të ketë rrebeshe të izoluara shiu, kryesisht në zonën perëndimore, veriperëndimore dhe atë veriore, duke mos përjashtuar mundësinë edhe për ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Era do fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe mund të jetë e fuqishme, sidomos në regjionin e Gjakovës, me shpejtësi prej 10-42 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale prej 22 – 26 °C, njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.