Parashikimi i motit për të martën 15.10.
Për të martën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit mund të ketë mjegull apo vranësira të ulëta nëpër lugina dhe ultësira.

Era do fryjë nga drejtimi i veriut me shpejtësi prej 5-20 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 5 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 20 deri në 23°C./MK