Parashikimi i motit për të martën, 17.02
Të martën parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë reshje shiu, lokalisht në formë rrebeshi. Dita do të vijojë kryesisht e vranët, me reshje lokale shiu herë pas here.
Po ashtu, pritet depërtimi i frontit të ftohtë, fillimisht nga zonat veriore, e më pas, gjatë pasdites, deri në zonat jugore, me ç’rast reshjet e shiut pritet të shndërrohen në shqotë dhe borë.

Temperaturat minimale do të luhaten nga 3 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale nga 5 deri në 10°C. Gjatë depërtimit të frontit pritet rënie e shpejtë e temperaturave. /MK
