Parashikimi i motit për të martën, 24.02.
Të martën parashikohet të mbajë mot me diell dhe vranësira. Gjatë pasdites pritet kalimi i një fronti të ftohtë nga veriu drejt jugut, i cili do të sjellë shtim të vranësirave dhe reshje shiu në shkallë vendi. Reshjet lokalisht mund të jenë në formë rrebeshesh afatshkurtra.
Temperaturat minimale do të luhaten nga 0 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale nga 12 deri në 15°C. Gjatë pasdites pritet ulje e shpejtë e temperaturave si pasojë e frontit të ftohtë.

