25-02-2025

Parashikimi i motit për të martën – 25.02.

Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta në orët e mëngjesit, të cilat gjatë ditës pritet të tërhiqen pjesërisht.

Lokalisht nuk përjashtohet mundësia për reshje të izoluara shiu.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i juglindjes me shpejtësi prej 10-26 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 3°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MK

 

Asnjë koment

Comments are closed.