28-10-2025

Parashikimi i motit për të martën, 28.10.

Të martën parashikohet të kemi depërtimin e një fronti të ftohtë në orët e para të mëngjesit, i cili do të sjellë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh. Në zonat e larta malore reshje bore.

Era do të fryjë kryesisht nga veriu, e cila gjatë kalimit të frontit të ftohtë pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 15-55 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 6 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 11 deri në 15°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.