30-11-2024

Parashikimi i motit për të martën

Për të martën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale intervale me diell, ku lokalisht pritet të ketë reshje të pakta shiu.

Në orët e mbrëmjes, pritet të arrijë një valë me të reshura nga juglindja e vendit, e cila gradualisht do të shtrihet në të gjithë territorin e Kosovës. Reshjet kryesisht do të jenë të intensitetit të lehtë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të luhaten prej 0 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 10-15 °C.

Era do të fryjë nga kuadrati i verilindjes me shpejtësi prej 17-35 km/h, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.