Parashikimi i motit për të martën
Për të martën parashikohet mot kryesisht i vranët deri në mëngjesin e vonshëm, ku gjatë orëve të para të 24-orëshit dhe në orët e para të mëngjesit pritet të ketë reshje lokale shiu. Në zona të veçanta mund të paraqiten në formë të shqotës apo borës.
Dita do të vijojë me diell dhe vranësira të pakta në pjesën dërrmuese të vendit, ndërsa vranësirat më të shtuara do të mbesin në Rrafshin e Dukagjinit, konkretisht në zonën jugore dhe jugperëndimore.
Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej -1 deri në 3 °C, ndërsa ato maksimale prej 9 – 13 °C. /MK