Parashikimi i motit për të mërkurën, 01.04.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, me reshje lokale shiu gjatë orëve të para të mëngjesit, të cilat në disa pjesë të Rrafshit të Kosovës mund të përzihen ose të shndërrohen në fjolla bore.
Më pas, gjatë pjesës së parë të ditës, do të vazhdojnë reshjet e izoluara në zona të caktuara, ndërsa në orët e pasdites dhe mbrëmjes reshjet e shiut do të fitojnë intensitet në pjesën më të madhe të vendit. Në zonat malore vetëm reshje bore.

Era do të fryjë nga verilindja, e cila herë pas here dhe lokalisht pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 17-52 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 1 deri në 5°C, ndërsa ato maksimale prej 6 deri në 8°C./MK


