Parashikimi i motit për të mërkurën, 04.02.
Të mërkurën parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku ka mundësi të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu gjatë ditës, ndërsa në mbrëmje vonë pritet intensifikim i reshjeve me karakter lokal, ndërsa në zonat e larta malore reshje bore.
Gjatë kësaj periudhe pritet edhe depërtimi i grimcave të pluhurit saharian, me ç’rast reshjet e shiut do të jenë të përziera me baltë, ndërsa në zonat malore pritet të bie e ashtuquajtura “borë e kuqe”.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 3 deri në 5°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 12°C./MK


