Parashikimi i motit për të mërkurën, 10.09.2025
Të mërkurën parashikohet mot shumë i nxehtë, i karakterizuar me diell dhe vranësira. Në mbrëmje vonë pritet shtim i vranësirave, të cilat mund të sjellin ndonjë rrebesh të izoluar, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit.
Po ashtu, do të ketë shtrirje të pluhurit saharian, me ç’rast në zonat me të reshura, do të jenë të përziera me baltë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë mjaft e fuqishme lokalisht, me shpejtësi prej 20-54 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 13 deri në 17°C, ndërsa ato maksimale prej 31 deri në 33°C./MK