Parashikimi i motit për të mërkurën, 19.11.
Të mërkurën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe herë pas here me reshje shiu, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Si pasojë e reshjeve të vazhdueshme, pritet të përkeqësohet gjendja nga vërshimet, sidomos në ato zona të cilat janë goditur tashmë.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 5-29 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 8 deri në 11°C. /MK

