Parashikimi i motit për të mërkurën
Për të mërkurën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell. Në perëndim dhe veri të vendit mund të ketë ndonjë reshje të izoluar shiu.
Era do të fryjë nga jugperëndimi, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme në disa pjesë të Rrafshit të Dukagjinit dhe në veri të vendit, me shpejtësi prej 15-65 km/h!
Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 6 °C, ndërsa ato maksimale prej 10 – 15 °C. /MK