02-01-2026

Parashikimi i motit për të premten, 02.01.

Të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku herë pas here priten reshje lokale, kryesisht në formë shiu.

Megjithatë, në momente dhe zona të caktuara, këto reshje mund të përzihen apo shndërrohen në borë, për shkak të mbetjeve të masave të ftohta që do të tërhiqen drejt lindjes së kontinentit. Reshjet më të përqendruara pritet të jenë në Rrafshin e Dukagjinit.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej -9 deri në -3°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 7°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.