03-10-2025

Parashikimi i motit për të premten ( 03.10.) dhe fundjavë

Reshjet të dendura dëbore parashihet të përfshinë edhe pjesë të ulëta të vendit gjatë natës, duke vazhduar orëve të mëngjesit të ditës së premte.

Deri në 10 e 15cm shtresë bore mund të formohet në disa pjesë të ulëta të vendit, kryesisht nga rrafshi i Kosovës.

Më pas, ditën intensiteti i reshjeve pritet të dobësohet gradualisht, e me rritje të temperaturave, reshjet e borës shndërrohen reshje shiu.

Temperaturat minimale zbresin deri në 1C, e ato maksimale luhaten ndërmjet 2C e 5C. Frynë erë mesatare e mesatarisht e fuqishme veriore 6-12m/s.

Pjesëve malore, sidomos nga Istogu me hove prej 25m/s (90km/h).

Reshjet pushojnë ditën e shtunë, mirëpo vranësirat dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Temperaturat shënojnë një rritje të lehtë në 6C e 8C.

Të dielën parashihen intervale më të gjata me diell, me temperatura maksimale deri në 13C e 15C.
Gjatë mbrëmjes vranësirat shtohen, e orëve të hershme të mëngjesit të ditës së hënë shfaqen kushte edhe për reshje të dobëta shiu. Temperaturat sërish pësojnë një rënie të lehtë në 10C.

Nga dita e martë, pritet përmirësim i situatës meteorologjike, me më shumë intervale me diell, ndërkohë që temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 15C e 17C, me tendencë të rikthehen mbi 20C, në pjesën e dytë të javës.

Erërat frynë kryesisht nga krahu verior, të lehta dhe mesatare 3-9m/s.

Spotet zgjedhore:

Mund të jetë një imazh i 3 persona dhe teksti që thotë "144 E Prizren Hel'rizren #en Prizren #uePrizren Dallimi yne nga të tjerët është i qartë; NE për Prizrenin, vendosim në Prizren!"

 

Asnjë koment

Comments are closed.