Parashikimi i motit për të premten, 13.02.
Të premten parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta kthjellimesh, ku pritet herë pas here të ketë reshje lokale shiu, të pranishme që nga orët e para të 24-orëshit.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 4 deri në 6°C dhe ato maksimale prej 10 deri në 12°C./MK

