Parashikimi i motit për të premten – 18.10.
Për të premten parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet të ketë reshje të pakta lokale shiu, kryesisht në Rrafshin e Dukagjinit, sidomos përreth zonave malore.

Era do fryjë drejtimesh të ndryshme me shpejtësi prej 10-28 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 19°C./MK