21-11-2025

Parashikimi i motit për të premten, 21.11.

Të premten parashikohet që gjatë orëve të para të 24-orëshit si dhe në mëngjes të ketë reshje lokale shiu, me mundësi që të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Më pas, në orët vijuese pritet të ketë ndërprerje të përkohshme të reshjeve, përderisa moti pritet të karakterizohet me vranësira dhe intervale me diell.

Gjatë orëve të pasditës pritet shtim i vranësira dhe rikthim i reshjeve lokale, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh.

Era do të fryjë kryesisht nga drejtimi i jugut, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-42 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 12 deri në 16°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.