Parashikimi i motit për të premten, 24.10
Të premten parashikohet që në orët e para të 24-orëshit si dhe në orët e mëngjesit të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me disa shkarkesa rrufesh, sidomos në Rrafshin e Dukagjinit.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 12 deri në 15°C, ndërsa ato maksimale prej 17 deri në 21°C./MK

