25-04-2025

Parashikimi i motit për të premten, 25.04.

Të premten parashikohet mot me vranësira dhe intervale me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë rrebeshe lokale shiu, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh. Në zona të caktuara pritet edhe breshër.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 10-40 km/h.

Temperaturat minimale do të lëvizin nga 9 deri në 11°C, ndërsa ato maksimale nga 19 deri në 22°C./MK

 

Asnjë koment

Comments are closed.