26-07-2025

Parashikimi i motit për të premten, 25.07.

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell dhe jashtëzakonisht i nxehtë. Rrezik nga dehidrimi dhe goditja e nxehtësisë nëse qëndroni jashtë për periudha të gjata kohore.

Gradualisht, pritet të shtrihen apo të depërtojnë edhe koncentrime të pluhurit saharian, duke ndikuar në cilësinë e ajrit dhe mundësisht në dukshmërinë horizontale.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi nga 15-46 km/h.

Temperaturat do të shënojnë ngritje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 19 deri në 22°C, ndërsa ato maksimale prej 37 deri në 41°C, njofton MeteoKosova përcjell Gazeta e Prizrenit.

Asnjë koment

Comments are closed.