31-03-2025

Parashikimi i motit për të premten – 28.03.

Të premten parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje shiu, lokalisht në formë të rrebesheve, të shoqëruara me vetëtimë dhe bubullimë në zona të caktuara.

Plauhuri saharian do të fillojë të tërhiqet gradualisht.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, me shpejtësi prej 16 deri në 39 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të mëtejshme, me minimale që do të lëvizin prej 7 deri në 9°C, ndërsa ato maksimale prej 10 deri në 13°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.