Parashikimi i motit për të premten
Për të premten parashihet mot i vranët ku pritet gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë reshje kryesisht të shiut, e në zona të caktuara mund të përzihen me ato të borës.
Mëngjesi dhe dita do të vijojë me kushte kryesisht të thata, me përjashtim për ndonjë reshje të izoluar, sidomos në zonat malore, të cilat do të jenë në formë të borës.
Gjatë orëve të vona të pasditës dhe mbrëmjes pritet të ketë ri-gjenerim të reshjeve, të cilat lokalisht do të jenë në formë të shiut dhe borës. Reshjet më të intensifikuara pritet të jenë në Rrafshin e Kosovës.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme me shpejtësi prej 15-45 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 2 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 4-7 °C. Në orët e vona e të pasditës dhe mbrëmjes ulje e mëtejshme e temperaturave, njofton Meteo Kosova percjell Gazeta e Prizrenit.