Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku në zona të caktuara pritet të ketë edhe reshje afatshkurtër shiu. Ka mundësi të ketë ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 2 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale 17-20 °C.
Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i veriut me shpejtësi prej 9-30 km/h, njofton Meteo Kosova, percjell Gazeta e Prizrenit.