03-01-2026

Parashikimi i motit për të shtunën, 03.01.

Të shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira të shpeshta dhe intervale me diell, ku herë pas here priten reshje lokale, kryesisht në formë shiu. Vonë pasdite, veçanërisht në mbrëmje, në zonën verilindore pritet të ketë edhe shi të ngrirë, i cili në momente të caktuara mund të shndërrohet përkohësisht në shqotë apo borë.

Temperaturat do të shënojnë ngritje, me minimale që do të lëvizin prej 1 deri në 6°C, ndërsa ato maksimale prej 7 deri në 11°C.

*Shiu i ngrirë është një formë reshjeje ku pika të shiut bien në tokë përderisa janë ende në formë të lëngshme, por ngrijnë menjëherë sapo prekin një sipërfaqe që është nën 0°C. Ky fenomen krijon një shtresë të rrezikshme akulli mbi rrugë, pemë, kabllo dhe objekte të tjera, duke shkaktuar shpesh dëme dhe rreziqe për ecjen apo qarkullimin./MK

Asnjë koment

Comments are closed.