Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme por më dominues nga drejtimi i veriut, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, sidomos gjatë orëve të para të së shtunës, me shpejtësi prej 10-40 km/h.
Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në -1°C, ndërsa maksimalet prej -1 deri në 2°C. Në mbrëmje, për shkak të kthjellimeve, pritet depërtim më i lehtë i ajrit të ftohtë, duke çuar në ulje të mëtejshme të temperaturave, sidomos gjatë natës, deri në -10°C. /MK