08-09-2024

Parashikimi i motit për të shtunën

Për të shtunën parashikohet të mbajë mot i vranët dhe kohë pas kohe me reshje bore, të cilat në momente të caktuara pritet të jenë të dendura.

Reshjet më intensive parashihen në jug dhe jugperëndim të vendit, ndërsa trashësia totale në shkallë vendi në ultësira parashihet prej 5 deri në 25 cm. Në zonat e thella malore në jug, jugperëndim dhe perëndim parashihet rreth 50 cm borë e re.

Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-45 km/h.

Temperaturat do të pësojnë ulje të theksueshme, me minimale që do të lëvizin prej -5 deri në -2°C, ndërsa ato maksimale prej -3 deri në -0°C. /MK

Asnjë koment

Comments are closed.