Parashikimi i motit për të shtunën -12.04.
Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht i vranët deri në pjesën e parë të ditës, ku pritet lokalisht të ketë reshje të pakta shiu, duke filluar që nga orët e para të 24-orëshit.
Gjatë pasdites pritet gradualisht vranësirat të tërhiqen.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 18 deri në 48 km/h.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 4 deri në 7°C, ndërsa ato maksimale nga 13 deri në 17°C./MK