14-02-2026

Parashikimi i motit për të shtunën, 14.02.

Të shtunën parashikohet mot me vranësira dhe intervale kthjellimesh në pjesën e parë të ditës, ndërsa gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes pritet shtim i vranësirave, të cilat do të gjenerojnë reshje shiu në shkallë vendi, lokalisht në formë rrebeshe.

Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila herë pas here pritet të jetë e fuqishme, kryesisht në Rrafshin e Kosovës dhe veçanërisht në mbrëmje, me shpejtësi prej 15-47 km/h.

Temperaturat minimale do të luhaten prej 1 deri në 3°C dhe ato maksimale prej 9 deri në 13°C./MK

Asnjë koment

Comments are closed.