Parashikimi i motit për të shtunën, 15.11.2025
Të shtunën parashikohet të mbajë mot kryesisht me diell. Në orët e mëngjesit pritet të ketë mjegull lokalisht nëpër lugina dhe ultësira. Vranësirat e ulëta apo mjegulla që ka përfshirë pjesën më të madhe të Rrafshit të Dukagjinit, mund të mbetet e pranishme edhe gjatë ditës.
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 4°C, ndërsa ato maksimale prej 13 deri në 17°C./MK


