Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet mot me vranësira të shpeshta dhe intervale të shkurta me diell, ku mund të ketë ndonjë reshje të izoluar bore nëpër ultësira, e sidomos në zonat malore.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-70 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej 0 deri në 2°C, ndërsa ato maksimale prej 4 deri në 8°C. Gjatë kohës me erëra të fuqishme, ndjeshmëria e temperaturës do të jetë kryesisht në vlera negative, njofton MeteoKosova, percjell Gazeta e Prizrenit.