Parashikimi i motit për të shtunën
Për të shtunën parashikohet mot i vranët ku pritet gjatë orëve të para të 24-orëshit të ketë reshje lokale shiu e bore, ndërsa në orët e mëngjesit pritet e gjitha të shndërrohet në ato të borës, mirëpo gradualisht do të humbasin intensitet dhe territor, duke mbetur të izoluara vetëm në zona të caktuara.
Era do të fryjë nga veriu, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h!
Temperaturat minimale do të lëvizin prej -1 deri në 2 °C, ndërsa ato maksimale prej 1 – 5 °C. /MK