Parashikimi i motit për të sot (e premte)
Për të premten parashikohet mot me diell dhe vranësira, ku kryesisht gjatë orëve të pasditës dhe mbrëmjes, pritet të ketë reshje lokale shiu, të cilat në zona të caktuara pritet të jenë në formë të rrebesheve, të shoqëruara me shkarkesa rrufesh dhe breshër. Disa nga rrufetë pritet të jenë të fuqishme.
Temperaturat minimale do të luhaten prej 10 deri në 13°C, ndërsa ato maksimale prej 22 – 27°C.
Era do të fryjë drejtimesh të ndryshme, e cila në momente të caktuara pritet të jetë mjaft e fuqishme, me shpejtësi prej 15-50 km/h! /MK