Parku Nacional i Sharrit përfshihet nga zjarri, apeloht për ndihmë në shuarjen e tij
Parku Nacional i Sharrit është përfshirë nga zjarri. Për këtë ka njoftuar “Parku Nacional i Sharrit”.
Për shkak të emergjencën është dhënë numri i telefonit 049597117 për të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë.
“Thirrje për ndihmë në shuarjen e zjarrit: Të dashur banorë lokalë të vendbanimeve për rreth Parkut Kombëtar Sharri dhe ju dashamirë të natyrës. Në këto momente jemi duke u ballafaquar me një zjarr sipërfaqësor në zonën menaxhuese OSHLAK, ju ftojmë të na dilni në ndihmë për shuarjen e zjarrit derisa nuk e ka përfshirë sipërfaqen e pishave”.
“Të gjithë ata që kanë mundësi për ndihmë, mund të lajmërohen në numrin e telefonit 049597117”, thuhet në njoftim.