Katër ditë para zgjedhjeve qendrore, partitë politike po intensifikojnë fushatën nëpër qytete dhe fshatrat të rajonit të Prizrenit, shkruan Gazeta e Prizrenit.
Sot Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Kadri Veseli merr pjesë në tubimin elektoral me qytetarët e Komunës së Malishevës, Vendi: Shtëpia e Kulturës, në ora 16:00.
Tubim me qytetarët e Komunës së Rahovecit, Vendi: Shtëpia e Kulturës, ora 17:00.
Tubim me qytetarët e Suharekës Vendi: Palestra e Sporteve. Koha: 18:30
Në ora 18:00, Lëvizja Vetëvendosje organizon tubimin qendror, në qendrën sportive “ Sezai Surroi” në Prizren.
Në ora 19:00, Koalicioni AAK-PSD mban tubim me qytetarë në restorant “Nafron Diamond” në Prizren.
Në ora 19:30, kryetari i PDK-së, Kadri Veseli mban takim me mësimdhënës, sportist dhe Shoqatat Kulturo-Artistike, në Restorant ‘’Rexos’’ në Prizren.
Në ora 20:00, PDK mban tubim me strukturat e nëndegëve të Përdrinisë, në SHFMU ”2 Dëshmorët” në Piranë. Në këtë takim i pranishëm do të jetë edhe Kadri Veseli.
Në ora 20:30 mbahet tubim i PDK-së me strukturat e degës së Hasit, në fshatin Gjonaj. /GazetaePrizrenit.net/