24-11-2024

Partizanit të Beogradit i ndalohet hyrja në Kosovë

Policia e Kosovës ka njoftuar se ia ka refuzuar hyrjen në Kosovë një veture dhe autobusit të klubit serb të basketbollit Partizani, të dyja me targa BG.

Sipas një njoftimi nga policia, në pikëkalimin kufitar Jarinje rreth orës 11:40, një zyrtari serb i është ndaluar hyrja me veturën e tipit Audi pasi nuk kishte leje nga Ministria e Punëve të Jashtme të Kosovës, ndërsa autobusit të Partizanit i ishte ndaluar hyrja për shkak se s’kishte leje nga ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit.

“Pas sqarimeve dhe informacioneve zyrtare që iu janë dhënë, të njëjtit janë kthyer në drejtim të Serbisë”, ka thënë Policia.

Më herët gjatë ditës u paralajmërua se basketbollistët e Partizanit do t’i bashkoheshin protestave të vazhdueshme në veri kundër taksës 100 për qind ndaj mallrave serbe./koha.net

Asnjë koment

Comments are closed.